Skip to Content

Kutitë Premium 

Koleksioni Premium bashkon çokollatën artizanale me dy prej simboleve më të veçanta të trashëgimisë shqiptare. Dy kuti elegante, secila me identitetin dhe historinë e saj, të krijuara për një dhuratë që përfaqëson Shqipërinë.

Kutia Premium "Xhubleta"

Xhubleta, një simbol i rrallë i trashëgimisë shqiptare dhe pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, frymëzon dizajnin e kësaj kutie Premium.

Brenda saj, 20 pralina artizanale sjellin një përzgjedhje shijesh të krijuara me kujdes, duke bashkuar çokollatën cilësore me frymëzime nga Shqipëria. Një dhuratë elegante që mbart me vete një pjesë të identitetit shqiptar. 

Kutia Premium "Lahuta"

Lahuta, instrumenti tradicional që prej shekujsh shoqëron këngët dhe rrëfimet e veriut shqiptar, është frymëzimi pas kësaj kutie Premium dhe një tjetër element i trashëgimisë sonë i njohur nga UNESCO.
Kutia përmban 20 pralina artizanale, të krijuara për të bashkuar traditën, shijen dhe elegancën në një dhuratë bashkëkohore që tregon Shqipërinë.