Çokollata Shkronjë
Një shkronjë. Një emër. Një dhuratë personale.
Çfarë dhurate mund të zgjedhësh kur dëshiron diçka të bukur, personale dhe të ëmbël, pa e komplikuar shumë? Çokollata Shkronjë e bën zgjedhjen të thjeshtë: zgjidh shkronjën e parë të emrit të personit që feston.
E menduar veçanërisht për ditëlindje, është një dhuratë e thjeshtë për t'u zgjedhur, por personale për atë që e merr. Për një mik, shoqe, koleg apo dikë të familjes — mjafton të dish emrin.
Çokollata Shkronjë është e disponueshme në 25 shkronja, në tre versione: Klasike, me Lajthi dhe me Ngjyra.
Me lajthi
Me ngjyra