Skip to Content


Heritage Flavours of Albania

Shqipëria e sjellë në çokollatë

Një kuti që sjell së bashku gjashtë produkte të veçanta të traditës shqiptare me çokollatën artizanale ChocoAlb. Koleksioni përmban gjashtë shije të frymëzuara nga produkte shqiptare me status STG (Specialitet Tradicional i Garantuar) dhe TGjM (Tregues Gjeografik i Mbrojtur).

Gjashtë shije të trashëgimisë shqiptare

 Pas çdo praline qëndron një produkt, një zonë dhe një traditë shqiptare. Gjashtë shijet e këtij koleksioni sjellin në çokollatë produkte karakteristike të lidhura ngushtë me vendin e origjinës dhe trashëgiminë e tyre.

Një mënyrë e veçantë për të zbuluar Shqipërinë përmes shijeve të saj.

Çokollatë e zezë me Vaj Ulliri Valmi Elbasan (TGjM)  

Çokollatë e zezë me Gliko Arre Përmeti (STG)   

Çokollatë qumështi me Mjaltë Bedunice (STG)

Çokollatë e zezë me Gështenjën e Reçit  (TGjM) 

Çokollatë e zezë me Kumbullën e Shumbatit (STG) 

Çokollatë e zezë me Marmalatë Molle të Dvoranit (TGjM)