Në edicionin e këtij viti të ITB Berlin, Shqipëria u prezantua si "Vendi i Nderit", duke ofruar një përvojë gjithëpërfshirëse nën sloganin "All Senses". Ceremonia e hapjes, më 3 mars, u zhvillua në CityCube Berlin, ku Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria është bërë një destinacion i preferuar udhëtimi për shumë turistë.
Gjatë tre ditëve të panairit, Shqipëria organizoi aktivitete të ndryshme, duke përfshirë konferenca të ndryshme zyrtare, programe kulturore, panele diskutimesh dhe aktivitete gastronimike.
Pjesëmarrësit u njohën me trashëgiminë kulturore të Shqipërisë përmes performancave tradicionale, duke përfshirë vallen e Tropojës. U zhvilluan diskutime mbi turizmin aventuror, inovacionin, trashëgiminë kulturore dhe qëndrueshmërinë. Vizitorët gjithashtu patën mundësinë të shijonin kuzhinën shqiptare përmes ngjarjeve si "A Taste of Albania" dhe demonstrimeve live, duke prezantuar specialitete tradicionale.
Pjesë e këtij aktiviteti ishte dhe ChocoAlb, ku prezantoi për herë të pare kutinë më të re të cokollatave, kutinë e origjinës. Kjo kuti u prodhua me produkte STG dhe GI. Me mbështetjen e GIZ Albania, ChocoAlb solli më të mirën e traditave Shqiptare në çokollatë. Një kuti me 12 pralina artizanale, dhe me 6 shije unike.
- Çokollatë me vaj ulliri Valmi nga Elbasani (TGjM): Vaj ulliri Valmi nga Elbasani (TGjM) dhe cokollatë e zezë 60 %
- Çokollatë me gështenjë nga Malësisë së Madhe (TGjM): Gështenja e Malësisë së Madhe (TGjM) dhe cokollatë e zezë 58%
- Çokollatë me gliko arre nga Përmeti (STG): Gliko arre Përmeti (STG) dhe cokollatë e zezë 58%
- Çokollatë me kumbull të thatë nga Shumbati (STG): Kumbulla e thatë e Shumbatit (STG) dhe cokollatë e zezë 72%
- Çokollatë me mjaltë Bedunice (STG): Mjaltë Bedunica (STG) dhe cokollatë e zezë 58%
- Çokollatë me marmalate molle nga Dvorani (TGjM): Marmalate Molle e Dvoranit (TGjM) dhe vokollatë e zezë 72%
TSG (Specialitet Tradicional i Garantuar) dhe GI (Treguesi Gjeografik) janë certifikata që mbrojnë dhe njohin origjinalitetin e produkteve ushqimore. TSG thekson metodat dhe përbërësit tradicionalë të prodhimit, duke siguruar që një produkt të qëndrojë besnik ndaj trashëgimisë së tij. GI lidh një produkt me një rajon të caktuar, duke garantuar se cilësia dhe reputacioni i tij janë të lidhura me vendin e origjinës. Të dy etiketat i sigurojnë konsumatorët për mjeshtëri të vërtetë dhe me cilësi të lartë.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në ITB Berlin 2025 theksoi angazhimin e vendit për zhvillimin e turizmit dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, duke e pozicionuar atë si një destinacion tërheqës për vizitorët globalë. Me verërat autoktone dhe produktet tradicionale të çertifikuara, Shqipëria solli shijet e saj më të mira drejt e në Berlin.
Eventi ITB Berlin, i organizuar gjatë muajit Mars, krijoi mundësi të reja bashkëpunimi mes bizneseve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë. Një festë e vërtetë e traditës, shijes dhe partneriteteve të reja!