Kutia e çokollatave “Zana” përcjell trashëgiminë e përbashkët të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi përmes katër shijeve autentike lokale. E frymëzuar nga emri Zana, simbol i bukurisë, traditës dhe muzikës në mbarë rajonin, ajo bashkon kultura që ndajnë më shumë të përbashkëta se sa mund të duket.
Brenda do të gjeni dhe shijoni 16 pralina artizanale pa alkool, me katër shije unike të krijuara me produkte karakteristike lokale dhe çokollatë të zezë.
Shijet e përfshira ne këtë kuti:
• Shqipëria – Vaj Ulliri
• Maqedonia e Veriut – Reçel Molle
• Kosova – Kumbull e Thatë
• Mali i Zi – Arrë